Të shtëna pa ndalim, njerëz që bien në tokë/ Si iu rrëmbye nga duart arma njërit prej autorëve në Australi, tjetri vijon sulmin (VIDEO)
Forcat izraelite të sigurisë përdorën sot gaz lotsjellës në vijim të disa ditë konfrontimesh të ashpra kundër kolonive të reja hebreje në Bregun Perëndimor
Ndërkohë policia izraelite u konfrontua me protestues palestinezë edhe në xhaminë Al Aksa në Jeruzalem, ndersa OKB shprehu “shqetësim” për përshkallëzimin e dhunës.
Gjysmëhëna e Kuqe palestineze tha se 57 njerëz u plagosën në Qytetin e Vjetër të Jeruzalem, duke përfshirë 14 palestinezë që u dërguan në spital.
Përplasjet vijnë gjatë gati një muaj dhunë në kohën e festivalit hebre të “Ringjalles” që koinçidoi me Ramazanin, muajin e shenjtë musliman të agjerimit.
Dhuna ka shkaktuar frika të rinisjes së konfliktit, një vit pas luftës 11-ditore mes Izraelit dhe militantëve në Gaza, në të njëjtën periudhë.
Kësaj jave grupe palestineze në Gaza lëshuan raketa artizanale ndaj Izraelit, teksa Tel Avivi u kundërpërgjigj me sulme ajrore ndaj territorit të varfëruar.
“Jemi të shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në territoret e pushtuara palestineze dhe në Izrael, muajin e fundit”, tha zëdhënsja e OKB për të drejtat e njeriut Ravina Shamdasani.
Top Channel