Forcat izraelite të sigurisë përdorën sot gaz lotsjellës në vijim të disa ditë konfrontimesh të ashpra kundër kolonive të reja hebreje në Bregun Perëndimor
Ndërkohë policia izraelite u konfrontua me protestues palestinezë edhe në xhaminë Al Aksa në Jeruzalem, ndersa OKB shprehu “shqetësim” për përshkallëzimin e dhunës.
Gjysmëhëna e Kuqe palestineze tha se 57 njerëz u plagosën në Qytetin e Vjetër të Jeruzalem, duke përfshirë 14 palestinezë që u dërguan në spital.
Përplasjet vijnë gjatë gati një muaj dhunë në kohën e festivalit hebre të “Ringjalles” që koinçidoi me Ramazanin, muajin e shenjtë musliman të agjerimit.
Dhuna ka shkaktuar frika të rinisjes së konfliktit, një vit pas luftës 11-ditore mes Izraelit dhe militantëve në Gaza, në të njëjtën periudhë.
Kësaj jave grupe palestineze në Gaza lëshuan raketa artizanale ndaj Izraelit, teksa Tel Avivi u kundërpërgjigj me sulme ajrore ndaj territorit të varfëruar.
“Jemi të shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në territoret e pushtuara palestineze dhe në Izrael, muajin e fundit”, tha zëdhënsja e OKB për të drejtat e njeriut Ravina Shamdasani.
Top Channel