Forcat izraelite përplasen me demonstrues palestinezë në kolonitë e Bregut Perëndimor (fotot)

22/04/2022 19:58

Forcat izraelite të sigurisë përdorën sot gaz lotsjellës në vijim të disa ditë konfrontimesh të ashpra kundër kolonive të reja hebreje në Bregun Perëndimor

Ndërkohë policia izraelite u konfrontua me protestues palestinezë edhe në xhaminë Al Aksa në Jeruzalem, ndersa OKB shprehu “shqetësim” për përshkallëzimin e dhunës.

Gjysmëhëna e Kuqe palestineze tha se 57 njerëz u plagosën në Qytetin e Vjetër të Jeruzalem, duke përfshirë 14 palestinezë që u dërguan në spital.

Përplasjet vijnë gjatë gati një muaj dhunë në kohën e festivalit hebre të “Ringjalles” që koinçidoi me Ramazanin, muajin e shenjtë musliman të agjerimit.

Dhuna ka shkaktuar frika të rinisjes së konfliktit, një vit pas luftës 11-ditore mes Izraelit dhe militantëve në Gaza, në të njëjtën periudhë.

Kësaj jave grupe palestineze në Gaza lëshuan raketa artizanale ndaj Izraelit, teksa Tel Avivi u kundërpërgjigj me sulme ajrore ndaj territorit të varfëruar.

“Jemi të shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në territoret e pushtuara palestineze dhe në Izrael, muajin e fundit”, tha zëdhënsja e OKB për të drejtat e njeriut Ravina Shamdasani.

FOTO GALERI
3/6
OKB shprehu “shqetësim” për përshkallëzimin e dhunës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA