Trump largohet nga intervista me gazetarin britanik kur provokohet për zgjedhjet, pretendon manipulim të pamjeve (fotot)

21/04/2022 18:10

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka quajtur opinionistin e njohur britanik Piers Morgan “shumë i pandershëm” para se sipas pamjeve, të largohej nga intervista me të sepse po pyetej vazhdimisht për humbjen e zgjedhjeve të vitit 2020 prej manipulimit të votave.

Presidenti i 45-të i SHBA po irritohej gjithnjë e më shumë me pyetjet provokuese të Morgan dhe në një pikë e quan “budalla,” sipas disa pamjeve të publikuara të intervistës.

“Mendoj se unë jam një njeri shumë i ndershëm … shumë më tepër sesa ju në fakt,” tha Trump në një pikë të intervistës.

“Vërtet?” u përgjigj Morgan.

“Po,” tha Trump.

Më herët Morgan i tha Trump se vota presidenciale në 2020 ishte një “proces zgjedhor i lirë dhe i drejtë. Ti humbe.”

“Vetëm një budalla do ta mendonte këtë,” reagoi Trump.

“Ju mendoni se jam një budalla?” pyeti Morgan.

“E di këtë, po,” ishte përgjigjur Trump.

Trump ka sugjeruar se lëvizjet për zgjerimin e votës me postë në 2020 prej pandemisë së COVID-19 kanë fshehur manipulimin e votës nga demokratët dhe shërbëtorët e tyre në zona të rëndësishme të lëkundura si Arizona, Georgia e Pennsylvania.

“Me të gjithë respektin, ju nuk po sillni prova,” tha Morgan për pretendimin e Trump.

“Ju nuk më dukeni i vërtetë,” tha ish presidenti dhe më vonë u kthye prapa nga grupi i produksionit duke quajtur intervistuesin e tij “shumë i pandershëm!”

Pjesa e publikuar e intervistës përfundon me Trump që ngrihet nga karrigia dhe urdhëron grupin “fikini kamerat.”

“Shumë i pandershëm,” shton ai teksa largohet.

Duke përshkruar eksperiencën e tij me vone per mediat, Morgan tha se Trump e kishte quajtur disa herë “budalla” gjatë intervistës, siç kishte quajtur dhe senatorin Mitch Mconnell dhe vetë zv. presidentin e tij Mike Pence.

Por disa orë pas shpërndarjes së pamjeve në rrjetet sociale, Trump publikoi një version të tijin audio të intervistës, duke refuzuar se ishte larguar prej saj siç tregonin sipas tij “pamjet e manipuluara”.

Dhe në fakt dy burrat dëgjohen që falenderojnë e qeshin me njëri-tjetrin në fund të intervistës

“Ishte intervistë shumë e mirë,” dëgjohet që thotë Morgan.

“Po,” përgjigjet Trump.

“Ju falenderoj shumë, e vlerësoj shumë”, thotë Morgan para se Trump të shtojë, “Fikini kamerat.”

Zëdhënësi i Trump Taylor Budowich tha për rrjetin NBC News  se Morgan kishte tentuar të redaktonte në mënyrë të paligjshme dhe mashtruese. “Ai ka tentuar të manipulojë intervistën e tij të gjatë e të lodhshme me mua”, përcolli ai fjalët e Trump.

Trump tha: “Ai donte të bënte të dukej se unë u largova nga intervista  por lajmi i mirë është se ajo u regjistrua edhe nga ne, si një mënyrë që ai të mbetej  i ndershëm.

Ai pranonte se e kishte quajtur Morgan “budalla” pasi besonte në rezultatin zgjedhur të 2020.

Debati i nxehtë është zhvilluar në fakt në programin e ri “Piers Morgan Uncensored”, që do të transmetohet çdo javë në të gjithë globin.

FOTO GALERI
2/5
Presidenti i 45-të i SHBA po irritohej gjithnjë e më shumë me pyetjet provokuese të Morgan dhe në një pikë e quan “budalla"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA