Panelistët e “Top Story” kanë bërë parashikimet e tyre në lidhje me zgjedhjet presidenciale, ose thënë më mirë atë çfarë ata do të dëshironin të ishte zgjedhja e duhur.

Gjikondi u shpreh se i zgjedhuri nuk do të jetë një president që e meritojnë shqiptarët ndërsa Lumezi tha se do të donte një president pensionist.

Kasmi tha nga ana tjetër se duhet të jetë një personazh i shquar dhe dinjitoz. Minsitrja Spiropali u shpreh në përfundim të fjalës së saj se Kuvendi i ka mundësitë që ti japë Shqipërisë një president dinjitoz.

Parashikimi për procesin:

Gjikondi: Do jetë zgjedhje e kryeministrit Rama, por nuk do jetë një president që e meritojnë shqiptarët. Klasa politike është shkëputur dhe s’besoj të dalë dikush të frymëzojë rininë shqiptare.

Aristir: Parashikimin do e bëj duke u rikthyer në kohë në rastin e Mojsiut në 2002, ku tregoj se nuk e duam një konsensus mes dy palëve. Pas Mojsiut presidentet janë zgjedhur nga kryeministrat. Do doja një president pensionist. Metën e futën në kafazin presidencial për ta zvogëluar politikisht.

Mariglen Kasmi: Është momenti për një reflektim dinjitoz. Produkti duhet të jetë një personazh i shquar.

Gjekmarkaj: Ka një problem me deputetët që frekuentojnë DASH, dua të konfirmoj që DASH është i interesuar që Shqipëria të këtë demokraci të plotë.

Elisa: Duke patur parasysh ndjeshmëritë, besojmë se e kemi nisur procesin që të dëgjojmë e të jemi të hapur për llojin e presidentit që duam. I kemi mundësitë që ti japim shqipërisë një president dinjitoz që i ka hije.

Top Channel