“Kërkimi për trupat është i ngathët”, kritika e Karamuços: S’duan ta bëjnë të madhe, kanë frikë të bëjnë telefonata

06/05/2024 22:27

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuços kritikoi punën që po bëjnë strukturat për gjetjen e trupave.

Karamuço: Kërkimi vazhdonte shumë i ngathët, Kosova shpalli dy ditë zie kombëtare për atë rastin, ne e vonuam këtë, vetëm sot pas një iniciative që e mori ministri i Brendshëm, kanë frikë të bëjnë telefona, t’i thonë ushtrisë hajdeni me ne sonte, s‘duan ta bëjnë të madhe hajde të bëjmë ndonjë sukses.

Kanë bërë punë të mirë, por jo dy, pesë varka, duhet të ishin të gjitha, 100 varka. Sa më shpejt ti kapin këto kufoma, deri në Kroaci kanë ikur kufomat, ka dendësi të bimësisë, rrymë të shtuar, sa më shpejt të bëhet kontrolli e trupat janë të tillë që në këtë temperaturë që të dalin mbi ujë. Në një xhep mund të rrijë për dy tre orë dhe largohet në një rrymë.

Top Channel