Të paktën gjashtë të vrarë nga shpërthimet në shkollën e Kabul (fotot)

19/04/2022 17:24

Tre shpërthime kanë ndodhur sot pranë në një shkolle në perëndim të kryeqytetit afgan Kabul ku u vranë gjashtë njerëz dhe u plagosen disa nxënës, njoftuan zyrtarët afganë të sigurinë dhe shëndetësisë.

“Tre shpërthime kanë ndodhur …në një shkollë të mesme, viktimat janë disa,” tha Khalid Zadran, zëdhënësi taliban i Kabulit.

Më vonë ai shtoi se gjashtë njerëz ishin vrarë dhe 11 ishin plagosur nga shpërthimet.

Shumica e zonës i përket komunitetit musliman Shia Hazara, që ka qenë objekt sulmesh i shumicës Sunni apo dhe Shtetit Islamik.

Nuk kishte marrje të menjëhershme të përgjegjësisë për sulmin, i cili vjen pas një periudhe relative qetësie në muajt e dimrit, pas tërheqjes së trupave amerkiane vitin e kaluar.

Qeveria e re e Afganistanit thonë se kanë vendosur sigurinë tashmë që prej ardhjes në pushet në gusht, por zyrtarët thonë se rreziku i sulmeve nga grupe të tjera mbetet i lartë.

Një zyrtar i brendshëm i hetimeve tha se eksplozivët ishin fshehur në çanta shpinash dhe ksihin shpërthyer brenda portave të shkollës.

Disa administrata të njëpasnjëhsme nuk kanë arritur të ndalojnë sulmet në perëndim të Kabul përfshi dhe ne xhamitë apo spitalet. Një shpërthim i i vitit të kaluar në një shkollë vajzazh rreth 80 njerëz, kryesisht nxënëse femra.

FOTO GALERI
3/3
Një zyrtar i brendshëm i hetimeve tha se eksplozivët ishin fshehur në çanta shpinash dhe kishin shpërthyer brenda portave të shkollës.

Top Channel