Mesditën e të martës, nxënësit e shkollave të 29 komunave të Kosovës marshuan nëpër rrugë.

Arsyeja që i nxori jashtë shkollës sipas tyre është që “s’po shkohet në shkollë”. Për këtë renditën një varg arsyetimesh nxënësit e Prishtinës.

Nxënësit thonë që cilësia e dobët në arsim po i shtynë të largohen jashtë vendit.

Përpos cilësisë së ulët të arsimimit, hulumtimi i Këshillit Rinor të Kosovës nxjerrë në pah edhe dhunën ndaj nxënësve, të cilën ata e kundërshtojnë.

Këshilli Rinor dhe Këshilli i Nxënësve të Kosovës renditën edhe mungesën e sigurisë si një ndër problemet kyçe nëpër shkollat e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA