Foto ilustruese

Një 59-vjeçar ka ndërruar jetë natën e kaluar në Mallakastër pasi ka rënë nga mjeti ku po punonte në një pikë të grumbullimit të inerteve.

Ngjarja tragjike ka ndodhur fshatin Mollaj të Ballshit. Ferdi Metushi që ishte në krye të detyrës, në rrethana të paqarta ka rënë nga mjeti tip “Man”.

Mungesa e kushteve të punës dhe puna jashtë rregullave është bërë shkak për lëndimin apo vdekjen e punonjësve në sektorë të ndryshëm në vendin tonë.

Pak ditë më parë, një i ri humbi jetën gjatë punës në portin e Durrësit. 19-vjeçari u godit nga vinç, punëtor në një kompani private ngarkim-shkarkimi që operon në këtë terminal u goditur nga vinçi gjatë procesit duke marrë plagë të rënda, pa mundur të mbijetojë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA