Zhytësat inspektojnë anijen e karburantit të fundosur në ujërat pranë Tunizisë (fotot)

18/04/2022 20:33

Ministria e mbrojtjes së Tunizisë kishte dislokuar sot kordonë detarë anti-ndotje rreth vendit të fundosjes së një çisterne me naftë.

Anija e mbytur në brigjet juglindore të Tunizisë ishte e ngarkuar me 750 ton karburant por deri tani nuk janë vërejtur gjurmë rrjedhjeje, sipas autoriteteve.

Transportuesja me flamur të Guinesë Ekuatoriale u fundos të shtunën në Gjirin Gabes, në thelësi prej rreth 20 metra, tha ministria e mjedisit.

Inspektimet u kryen zhytës të shoqëruar nga kapiteni dhe inxhinieri i anijes tha zëdhënësi vendas Mohamed Karray.
Mjeti po lundronte nga Egjipti drejt Maltës kur ndodhi aksidenti i pashpjeguar.

Ushtria e Tunizisë tregonte pamjet nënujore të mjetit  të fundosur në anë, teksa zhytësit inspektonin për rrjedhje të mundshme ndotësish.

Ekuipazhi kishin dhënë sinjalin e alarmit të premten mbrëma dhe ishin afruar në uëjrat tuniziane për t’u mbrojtur nga moti i keq para se të fundoseshin.

Ministri vendas i transportit Rabie Maxhidi tha se ekuipazhi kishin kontrolluar mbylljen e depozitave të karburantit para fundojses.
Zhvillimi është më i fundit i incidenteve të ngjashme me transportuese detare karburantesh të fundosura në det në një kohë krize energjitike prej luftës.

FOTO GALERI
3/5
Ushtria e Tunizisë tregonte pamjet nënujore të mjetit  të fundosur në anë, teksa zhytësit inspektonin për rrjedhje të mundshme ndotësish.

Top Channel