Pakistani drejt trazirave civile pas largimit të kryeministrit Imran Khan (fotot)

18/04/2022 17:47

Khan akuzohet nga Perëndimi se pas largimit të tij dramatik me votë mos-besimi, po shkakton një valë trazirash, të vështirë për t’u kontrolluar.

Dy ditë pas largimit nga posti të Imran Khan, Noor Alam Khan – politikan ish-anëtar i partisë së Khan, po darkonte në restorant kur u konfrontua me një tjetër darkues.

Burri nisi ta quante “tradhtar”, “agjent amerikan” e “me dy fytyra” dhe më pas tentoi ta godiste.

Noor Khan, është një nga 10-12 ish-mbështetësit e Imran Khan që së fundmi ndërruan palë duke votuar kundër tij në votëbesim.

Si ai dhe të tjerët akuzohen se kanë marrë kërcënime  se “do të përfundojnë si Benazir Bhutto, sepse je një agjent amerikan dhe ke tradhtuar kryeministrin Imran Khan”, duke iu referuar ish-kryeministrit që u vra në atentat.

Pas incidentit, ish-ministri i informacionit të Khan, Fawad Chaudhry tha se Pakistani ishte “shumë pranë trazirave civile”.

“Imran Khan ka treguar shumë përmbajtje, por edhe ai nuk mund të ndalojë turmat e zemëruara që mund të çojnë vendin në trazira civile”.

Khan ishte zgjedhur në 2018 mes retorikës populiste kundër dinastive të vjetra qeveritare të Pakistanit, të mbuluara shpesh nga akuza korrupsioni të thellë.

Por pas humbjes së shpejtë të mbështetjes mes anetarëve në qeveri ai u largua me votë mosbesimi, duke i lënë vendin opozitarit Shehbaz Sharif, vëlla i ish-kryeministrit Nawaz Sharif, ky i fundit është i ndaluar të marrë poste prej dënimit te meparshem për korrupsion.

FOTO GALERI
1/3
Mbeshtetes te partise se Khan me 13 prill ne Peshawar, Pakistan

Top Channel