Biznesmeni shqiptar në Amerikë, Elton lirjani që është zgjedhur si një nga ikonat e “Pride Icon” ka sfiluar në rrugën e New York-ut me një fustan voluminoz kuq e zi.

“Pride Icon” është NFT më e madhe dhe e para në botë për komunitetin LGBTQ+! Për vite tëra komuniteti LGBTQ+ ka luftuar për të drejtat e tyre, barazi dhe visibilitet në hapësirën njerëzore.

“Pride Icons” është projekt i dedikuar që të bëjë donacione me një minimum prej 1 milionë dollar amerikanë për organizatat jo fitimprurëse që promovojnë barazinë!

Eltoni është përzgjedhur një nga ikona, pasi siç shprehet industria, ai lufton për të njëjtat vlera që ka edhe ky projekt: Barazinë!

Eltoni ka krijuar Indeksin e Barazisë në Punësim për personat LGBTQ+, duke motivuar sektorin privat dhe atë publik të adoptojnë politika të barazisë në vendin e punës në Ballkanin Perëndimor.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel