Edhe pse tashmë falë njohjes së sëmundjes, por edhe vaksinave, COVID-19 nuk tremb më si në fillimet e tij, sërish virusi mbetet në qarkullim dhe herë pas herë ia del të bëhet protagonist.
Në klubin e Spezias të gjithë janë të vaksinuar, megjithatë virusi sërish ka “ndërhyrë” duke lënë një shije të hidhur pasi pjesa tjetër e organikës është detyruar të qëndrojë nën vëzhgim në rast se shfaq simptoma.
Sakaq, klubi ka preferuar të mos zbulojë emrat e dy lojtarëve të infektuar ndërkohë që shpreson t’i ketë të gatshëm për ndeshjen e radhës në kampionat atë ndaj Torinos në transfertë më datë 23 prill.
Skuadra e Manaj në këtë sezon është shumë pranë arritjes së objektivit për të qëndruar në elitën e futbollit italian, ndërsa lushnjari është një nga elementët më të rëndësishëm për trajnerin Thiago Motta teksa realizuar katër gola./Supersport
Top Channel