Dy të vdekur dhe katër të plagosur nga sulmet gjatë natës në Ukrainën Lindore

16/04/2022 10:29

Dy persona kanë vdekur ndërsa katër të tjerë janë plagosur sulmeve ruse gjatë natës në Ukrainën lindore.

Bëhet me dije se një nga të vdekurit dhe tre të plagosurit ishin në rajonin lindor të Luhansk, ndërsa të tjerët nga Kiev dhe Lviv.

Guvernatori i Luhansk Serhiy Gaidai, ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të evakuohen sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të jenë të sigurt.

 “Evakuoni, ndërsa është ende e mundur”, tha Gaidai , duke shtuar se autobusët ishin gati për ata që dëshirojnë të evakuohen nga rajoni.

Vitali Klitschko, kryetari i bashkisë së Kievit, tha se ekipet e shpëtimit po punonin në vendin e shpërthimeve në periferi të qytetit.

Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët që kur pushtoi Ukrainën më 24 shkurt dhe ka thënë se pretendimet ukrainase dhe perëndimore për krime lufte janë të sajuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA