Suedia mbyll 20 shkolla pas kërcënimeve për dhunë, Policia hap hetim për alarm sigurie në Borlänge
Përleshje të rënda kishte mbrëmë në Orebro në Suedinë qendrore, mes policisë dhe dy grupe kundër-demonstruesish, një prej të cilëve raportohej se kërkonte të digjte një kopje të Kuranit.
Autoritetet thanë se nëntë oficerë policie u plagosën në përleshjet mes radikalëve të djathtë vendas dhe kundërshtarëve të tyre.
Policia tha se oficerët e plagosur kishin “krahë të thyer dhe ishin goditur me gurë”, ndërsa një kalimtar ishte plagosur nga goditja e një guri në kokë.
Demonstrata përfshinte vetëm rreth 200 njerëz sipas mediave vendase por zhvillimet ishin të dhunshme e të dominuara nga urrejtja.
Kjo ishte dita e dytë e përplasjeve para një mitingu të partisë radikale të djathtë Stram Kurs (Linja e ashpër) e drejtuar nga anti-islamiku Rasmus Paludan.
Tre oficerë policie u dërguan në spital në trazirat e qytetit lindor Linkoping ku gjithashtu ishte planifikuar provokimi i djegies së Koranit.
Duke reaguar ndaj dhunës, kryeministrja Magdalena Andersson tha se në vend është e garantuar liria e opinionit.
“Në Suedi shprehja e opinionit është pjesë e demokracisë sonë. Çfarëdo që dikush të mendojë nuk duhet të arrijë te dhuna, ne nuk e pranojmë”.
“Ky është reagimi që kërkonte vetë organizatori, të nxitë njerëzit kundër njëri-tjetrit”, tha ajo në komentet televizive.
Top Channel