Dhunë në Suedi në mitingun e radikalëve të djathtë që tentojnë djegien e Kuranit (fotot)

16/04/2022 20:06

Përleshje të rënda kishte mbrëmë në Orebro në Suedinë qendrore, mes policisë dhe dy grupe kundër-demonstruesish, një prej të cilëve raportohej se kërkonte të digjte një kopje të Kuranit.

Autoritetet thanë se nëntë oficerë policie u plagosën në përleshjet mes radikalëve të djathtë vendas dhe kundërshtarëve të tyre.

Policia tha se oficerët e plagosur kishin “krahë të thyer dhe ishin goditur me gurë”, ndërsa një kalimtar ishte plagosur nga goditja e një guri në kokë.

Demonstrata përfshinte vetëm rreth 200 njerëz sipas mediave vendase por zhvillimet ishin të dhunshme e të dominuara nga urrejtja.
Kjo ishte dita e dytë e përplasjeve para një mitingu të partisë radikale të djathtë Stram Kurs (Linja e ashpër) e drejtuar nga anti-islamiku Rasmus Paludan.
Tre oficerë policie u dërguan në spital në trazirat e qytetit lindor Linkoping ku gjithashtu ishte planifikuar provokimi i djegies së Koranit.

Duke reaguar ndaj dhunës, kryeministrja Magdalena Andersson tha se në vend është e garantuar liria e opinionit.

“Në Suedi shprehja e opinionit është pjesë e demokracisë sonë. Çfarëdo që dikush të mendojë nuk duhet të arrijë te dhuna, ne nuk e pranojmë”.

“Ky është reagimi që kërkonte vetë organizatori, të nxitë njerëzit kundër njëri-tjetrit”, tha ajo në komentet televizive.

FOTO GALERI
2/9
Radikalet raportohej se kërkonin të digjnin një kopje të Kuranit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA