Besimtarët katolikë, që në orët e para të mëngjesit të sotëm, me shportat e ushqimeve në duar u janë drejtuar kishave katolike për të bekuar ushqimin, që do ta konsumojnë te dielën e Pashkës.
Thonë se marrin bekimin e Zotit për ushqimet e familjes, e për këtë, në mënyrë të veçantë, ata i drejtohen kishës katolike me veze të kuqe, simboli i ringjalljes së Krishtit dhe ripërtëritjes, ku nuk mungon buka e Pashkës, djathi dhe hudhra të njoma paralajmëruese të ardhjes së pranverës.
Monsinjor Otavio Vittale, në mesazhin e tij dërgon lutje për popullin e Ukrainës, dhe për Rus për ti dhënë fund luftes Rusi-Ukraine.
Festa e Pashkes simbolizon ringjallen e Krishtit pas kryqëzimit të tij, e cila është festa më e shenjtë për besimtarët e krishterë.
Top Channel