Studentët francezë përleshen me policinë në universitetin Sorbonne duke refuzuar zgjedhjet (fotot)

15/04/2022 20:05

Qindra studentë u përleshën sot me policinë franceze pranë universitetit prestigjoz Sorbonne në Paris, duke protestuar kundër kandidatëve të raundit final të zgjedhjeve presidenciale.

Studentët kishin bllokuar ndërtesat e universitetit teksa refuzonin zgjedhjen e ofruar mes presidentit aktual Emmanuel Macron dhe rivales së djathtë Marine Le Pen për zgjedhjet e 24 prillit.

Studentët lëshonin fletushka nga dritaret e universitetit të famshëm duke brohoritur “ne jemi anti-fashistë,” teksa policia përdori gaz lotsjellës për të ndaluar që të tjerë të bashkoheshin me ta.

Një parullë e gjerë e varur para ndërtesës së zënë shkruante “Sorbonne bllokohet kundër Macron, Le Pen dhe botës së tyre.”

Në fakultetin prestigjoz të shkencave studentët e majtë kishin bllokuar hyrjen kryesore me kosha mbeturinash dhe barrikada të improvizuara.

Në të tjera pamje të publikuara, shiheshin grupe studentësh të djathtë që tentonin të hapnin portat e bllokuara të universitetit.

Policia e Parisit raportonte bllokime të tjera të ngjashme në disa universitete prej të enjtes.

Ndërkohë Macron qëndron pak pikë përpara Le Pen ne garen presidenciale, ku vendimtare pritet të jenë votat e mbështetësve të kandidatit të majtë të eliminuar Melenchon.

FOTO GALERI
2/5
Studentët kishin bllokuar ndërtesat e universitetit teksa refuzonin zgjedhjen e ofruar mes presidentit aktual Emmanuel Macron dhe rivales së djathtë Marine Le Pen

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA