Sarkofagë e statuja të jashtëzakonshme nxirren nga katedralja e djegur e Notre Dame (fotot)

15/04/2022 17:45

Gërmimet arkeologjike nën katedralen e djegur të Notre Dame në Paris kanë zbuluar një thesar statujash, skulpturash, tuma të jashtëzakonshme dhe kryqe që datojnë prej shekullit të 13-të.

Zbulimet përfshijnë disa tuma të lashta të mesjetës, dhe një sarkofag në formën e trupit të njeriut, që u gjetën nën dyshemenë e shkatërruar nga flakët.

Ekspertët francezë e quanin sot zbulimin “të jashtëzakonshëm dhe emocional”.

“Keto thesare u zbuluan 10-15cm nën pllakat e dyshemesë. Ishte diçka e papritur. Janë një seri pjesësh të jashtëzakonshme që dëshmojnë historinë e monumentit,” tha drejtuesi i kërkuesve Christophe Besnier.

“Ishte një moment emocional. Papritur ne kishim këto qindra fragmente të vogla si copa skulpturash të duarve njerëzore, të këmbëve, fytyrave, bimë dhe dekorime arkitekturore.

Zbulimet u bënë dje teksa ekspertë të tjerë janë thirrur për të bërë gërmime parandaluese në dyshemenë e katedrales.

Një nga pjesët e ruajtura mirë ishte skulptura e kokës së një burri, që besohet se është përfaqësim i Jezusit, e gdhendur nga guri. Në një tjetër  bllok nga ekrani i kryqeve shihej një monument në stil gotik që datonte prej shekullit të 13-të.

Zhvillimi vjen pasi një zjarr masiv përfshiu çuditërisht katedralen 850-vjeçare, një nga simbolet kryesore të Parisit dhe një prej monumenteve më të vizituara, në prill të vitit 2019.

Zjarri thuajse shkatërroi të gjithë ndërtesën ndërsa presidenti Emmanuel Macron u zotua të rindërtonte dhe të hapte katedralen brenda pesë vjetëve.

Gërmimet zbuluan gjithashtu një sistem tubash ngrohjeje të instaluar nën dyshemenë e shekullit të 19-të.

Ekspertët thonë se sarkofagu kryesor mund të mbajë trupin e një zyrtari të lartë të kishës dhe daton ndoshta prej shekullit të 14-të. Një kamera që u fut në të nga ekspertët zbuloi mbetje bimore nën kokën e të vdekurit, së bashku me fragmente flokësh dhe veshjesh.

Ata shtonin se brenda nuk kishte mbishkrime identifikimi.

Kërkimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
6/7
Ekspertët thonë se sarkofagu kryesor mund të mbajë trupin e një zyrtari të lartë të kishës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA