”Nuk e kuptoj përse po armatoset Serbia”, presidenti kroat: “Çfarë po thur Beogradi”!

15/04/2022 15:19

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic shprehet se nuk e kupton vendimin e Beogradit për blerjen e sistemit antiraketor kinez, kur sipas tij, askush nuk ka në plan të sulmojë Serbinë. “Nuk i gjykojë për atë që po bëjnë, por i shoh dhe mbetem pa fjalë’”, u tha Milanovic gazetarëve në Rijeka kur u pyet për sistemin kundër-raketor kinez të dorëzuar së fundmi.

Padyshim, kjo është çështje që i përket Serbisë, paratë i paguajnë ata, por nuk kuptoj përsene, tha ai. “Kroacia nuk do t’i sulmojë ata. Amerika nuk do t’i sulmojë ata. Nëse e sulmojnë, çfarë dobie do te këtë për ta? Unë mund të rrëzoj dy avionë e të jem krenar për këtë, por nuk fitohen kështu luftërat”, tha Milanovic.

Ai kujtoi se Serbia nuk është anëtare e NATO-s dhe se nuk e dëshiron këtë, ndërsa shtoi se tani brenda natës “ka mbetur pa padronë”. “A dëshiron Rusia t’i sulmojë ata? Jo. Amerika? Kjo nuk do të thotë asgjë për ata. Kroacia? Jo”, tha Milanovic dhe i bëri thirrje Serbisë të pozicionet e të zgjedhe një anë.

Zyrtarët amerikanë e kanë paralajmëruar Beogradin në vitin 2020 që të mos blejë sisteme antiraketë HQ-22, duke thënë se Serbia, nëse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian dhe aleancat e tjera perëndimore, do të duhet të harmonizojë pajisjet e saj ushtarake me standardet perëndimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA