Gjyqi i Johnny Depp/ Fansja nxirret nga salla pas kërcënimeve për dhunë ndaj ish-gruas së aktorit (fotot)

15/04/2022 16:37

Dy tifoze ‘të zjarrta’ të aktorit amerikan Johnny Depp që ofendonin sot në sallën e gjyqit ish-gruan e tij Amber Heard duke e quajtur “plehrë” e “gënjeshtare”, u nxorrën jashtë gjyqit të shpifjes pasi autoritetet zbuluan se ato kishin kërcënuar aktoren me komente online.

Mediat identifikonin dyshen si Brooke Walsh e Isabelle Orsini, të cilat ishin mes dhjetra mbështetëseve të Depp që ishin ulur në sallën e gjyqit në mbështetje të tij.

Orsini u shoqërua jashtë nga të paktën katër roje dhe iu njoftua se nuk mund të merrte më pjesë.

Mes kërcënimeve të rënda ‘online’ të grave ishte shkruar:  “Mezi prej për ditën kur të vras Amber Heard”, raportohej se ishte shkruar nga Walsh së bashku me ofendime të ndryshme jashtë standardeve.

Të dyja gratë merrnin pjesë në gjyqin ku Depp padit ish-gruan e tij Heard për $50 milionë dëmshpërblim, duke pretenduar se ka shpifur ndaj tij në një editorial të Washington Post  në vitin 2018 ku thoshte se ishte viktimë e “dhunës seksuale.” Depp nuk përmendej me emër në editorial por thotë se karriera e tij është dëmtuar pasi publiku supozonte se Heard fliste për marrdhënien e tij pesë-vjeçare me të.

Sipas burimeve gjykatësja Penney Azcarate është mërzitur tashmë me ndërhyrjet e fansave të shumtë të Depp, të cilët “nuk po tregojnë respekt dhe po ngjisin çamçakizët e tyre poshtë stolave të gjykatës”.

Ndërkohë mediat amerikane zbaviteshin me komentet e dhunës që Orsini postonte në adresë të Heard ku thuhej, “Kam aq këmbë të forta për të të thyer turinjtë …Po kërcënove më johnny depp do të kuptosh se për çfarë e kam fjalën.”

Orsini refuzonte akuzat e kërcënimeve ndaj Heard. “Pikësëpari ne nuk jemi fanse, por jemi të mbijetuara abuzimi që po mbrojmë një tjetër viktimë,” tha ajo duke iu referuar akuzave se vetë Heard ka sulmuar fizikisht Depp. “Por kjo është një çështje private që ne do ta zgjidhim me sherifin.

“Nuk është mirë që këto gjëra të mbushin gazetat. Kjo nuk është zbavitje ‘showbiz’, por një gjyq i dhunës shtëpiake ku një burrë thuajse u vra nga dhuna e gruas”, shtonte Orsini.

FOTO GALERI
2/7
Mediat identifikonin dyshen mes dhjetra mbështetëseve të Depp që ishin ulur në sallën e gjyqit në mbështetje të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA