16/11 13:08
Një episod i rrallë ka ndodhur në përballjen Spezia-Inter, që u fitua 1-3 nga kampionët në fuqi të Italisë.
Gjithsesi, ndeshja e sulmuesit nga Angola zgjati vetëm 10 minuta. Shkaku? Lojtari i Spezias kishte harruar të hiqte një vëth nga veshi i majtë.
Një gjë e tillë nuk lejohet, dhe me ta vënë re, gjyqtari Maresca dha urdhër që lojtari afrikan të largohej nga fusha.
As stafi teknik i Spezias nuk e ndihmoi dot për ta hequr dhe Thiago Motta humbi durimin duke e rikthyer Nzola sërish në stol 10 minuta pasi ishte futur në fushë./Super Sport
Top Channel