Dy të burgosura femra mbeten shtatzënë pas marrëdhënies seksuale me ‘kolegen’ transgjinore të qelisë (fotot)

15/04/2022 16:08

Dy gra që po kryenin dënimin në burgun e femrave Edna Mahan në New Jersey, SHBA, kanë mbetur shtatzënë pasi u përfshinë në marrëdhënie seksuale me të burgosura femra transgjinore (te lindura meshkuj).

Autoritetet thanë se të burgosurat e paidentifikuara publikisht ishin përfshirë në marrëdhënie “seksuale konsensuale me një tjetër person të burgosur” në impjantin Edna Mahan, tha drejtori i burgjeve të SHBA, Dan Sperrazza.

Nuk ishte e qartë nëse bëhej fjalë për të njëjtën apo të burgosura të ndryshme transgjinore, në burgun ku mbahen  të paktën 27 transgjinore mes rreth 800 të burgosurave.

Sperrazza shtonte: “Institucioni nuk mund të komentojë mbi veprimet disiplinore të marra pas ngjarjes por departamenti rezervon të drejtën e sigurimit për shëndetin e mirëqenien e të gjithë individëve të burgosur.”

Vitin e kaluar New Jersey nisi politikën e strehimit të të burgosurve ‘sipas gjinisë së tyre të preferuar’ edhe pas kryer operacionet e ndërrimit të gjinisë.

Politika erdhi pas një padie të ngritur nga një transgjinore (mashkull i kthyer në femer) pasi u detyrua të jetonte në qelitë e burrave për disa muaj.

Duke dënuar politikën e lejimit të transgjinoreve në burgun e femrave Edna Mahan, shefja e sindikatës tha: “Ne kundërshtojmë këtë politikë që dëmton popullatën e përgjithshme të femrave të strehuara në impjant.”

Ndërsa drejtoresha ligjore Jeanne LoCicero mbronte politikën duke thënë se “të drejtat e transseksualeve duhen mbrojtur” megjithse ato kishin lënë shtatzënë gra të burgosura në impjant.

Ajo tha për rrjetin NJ.com: “Sipas ligjeve të New Jersey kundër diskriminimit në bazë të identitetit gjinor kjo është procedura aktuale”, tha ajo pa dhënë një zgjidhje për problemin konkret të ndërveprimit seksual.

FOTO GALERI
3/4
Nuk ishte e qartë nëse bëhej fjalë për të njëjtën apo të burgosura të ndryshme transgjinore, në burgun ku mbahen të paktën 27 ‘gra’ te tilla

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA