Protesta në SHBA pas videos së vrasjes së të riut me ngjyrë nga polici rrugor (Video)

14/04/2022 17:40

Qindra protestues u mblodhën dje jashtë stacionit të policisë së Michigan pasi zyrtarët publikuan imazhet e të shtënave në kurriz të një të riu me ngjyrë pas konfrontimit me një polic që ndaloi makinën e tij më 4 prill.

26 vjecari Patrick Lyoya, me origjinë nga Kongo, u vra nga oficeri i bardhë i policisë që e ndaloi pasi po drejtonte një makinë me targa që nuk përputheshin me mjetin.

I dyshuari kishte dalë nga makina kundër urdhrave të oficerit dhe ishte përpjekur të largohej me vrap, siç shihet në video.

Policia tha se përleshja kishte zgjatur rreth 90 sekonda në të cilën ai kishte tentuar të të kapte pistoletën elektrike të oficerit.

Lyoya më pas ishte shtrirë në tokë nga polici që e urdhëronte “Lëshoje pistoletën elektrike!,” sipas pamjeve të publikuara, ku nuk shihet qarte momenti i vrasjes.

Kreu vendas i policisë Eric Winstrom ka publikuar katër video të përplasjes fatale, duke përfshirë dhe atë të xhiruar nga pasagjeri në makinën e Lyoya, i cili kishte dalë jashtë për të filmuar episodin e rëndë.

“Unë e konsideroj një tragjedi . … ishte e gjitha shumë e trishtë për mua,” tha Winstrom, ish-komandant i policisë së Chicago që kërkonte transparencë në lidhje me incidentin.

“Siç shikova unë në video pistoleta elektrike qëlloi dy herë por pa gjetur kontakt. Më pas Lyoya ishte qëlluar në kokë”, tha Winstrom.

Për ditën e dytë radhazi kishte protesta në kërkim të drejtësisë për vrasjen, ku demonstruesit akuzonin departamentin e policisë për forcë të pajustifikuar dhe racizëm ndaj një të dyshuari.

Loyaya lë pas dy bija dhe pesë motra e vëllezër, tha kryebashkiaku Gretchen Whitmer.

Oficeri që e qëlloi për vdekje nuk është identifikuar publikisht nga autoritetet por është pezulluar për kohën e hetimeve.

FOTO GALERI
3/5
Qindra protestues u mblodhën dje jashtë stacionit të policisë së Michigan pasi zyrtarët publikuan imazhet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA