Dënohet me 21 vite autori i vrasjes së Taulant Beqiraj, Elton Hajnaj ndërsa ai është ende në arrati.
Gjykata e Vlorës e gjeti fajtor në mungesë të akuzuarin për vrasjen e ndodhur më tre mars të vitit 2021. Sic duket edhe në këto pamje, viktima Taulant Beqiraj u ndalua nga disa persona një prej të cilëve qëlloi me armë. I akuzuari kryesor u dënua me akuzën e vrasjes me dashje dhe mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit . Gjithashtu dhe 3 shokët e tij Hans Jonuzaj, Skerdjan Gabrani dhe Sali Zeneli, janë dënuar me nga 6 vite burg secili si përkrahës të autorit të krimit. Edhe Zeneli është në arrati.
Ata duken në këto pamje të rregjistruara nga një kamera sigurie pranë Gjykatës së Apelit ku ndodhi edhe ekzekutimi i 31-vjeçarit, Taulant Beqiraj. Viktima ishte duke ecur në këmbë në trotuar ndërsa autori i vrasjes, ka zbritur nga një mjet, i pa maskuar, dhe ka qëlluar me breshëri ndaj Beqirajt duke e lënë të vdekur në vend.
Pas vrasjes, autori është larguar me autoveturën tip Ford, dhe ka arritur të largohet ndërsa pas ndjekjes është kapur një prej shokëve të tij Hansi Jonuzi ndërsa shoku tjetër Skerdian Gabrani është dorëzuar duke u shoqëruar nga ekipi i top channel disa ditë më pas. Dëshmitarët në atë kohë treguan se vrasja ndodhi pas një sherri mes palëve për një sasi të konsiderueshme parash që viktima I kishte autorëve të ngjarjes dhe që nuk pranonte ti kthente
Top Channel