Trupi i britanikut të zhdukur në Spanjë gjendet pas tre javësh në koshin e mbeturinave (fotot)

13/04/2022 18:21

Trupi i një pensionisti britanik është gjetur në një kosh mbeturinash në Spanjë pasi ishte zhdukur rreth tre javë më parë.

Familjaret e Denis Walker kishin lëshuar një apel të dëshpëruar për ta gjetur të pasi u zhduk nga hoteli La Parilla në Albox më 24 mars.

Një hetim kishte nisur për 82-vjeçarin, deri në gjetjen e tij në qytetin juglindor të Arboleas.

Hetuesit thanë se nuk besojnë se vdekja e tij erdhi nga shkaqe natyrale, por deri në këtë pikë nuk ka asgjë që të tregojë se ishte viktima e një krimi.

Zoti Walker vuante nga demenca, njoftonte më herët bija e tij Joanne në një postim.

“Ai nuk largohet nga vendi i tij dhe është i kënaqur të rrijë në bar për të kaluar ditën”, shkruante ajo më 1 prill.

Një zëdhënës i Gardës Civile spanjolle në Almeria tha: “Konfirmojmë se trupi i një britaniku, i cili ishte shpallur i humbur muajin e kaluar është gjetur të hënën në bashkinë e Arboleas.

“Hetimet për rrethanat e vdekjes së tij vijojnë”, shtoi ai.

FOTO GALERI
2/2
Walker vuante nga demenca, njoftonte më herët bija e tij Joanne në një postim.

Top Channel