Kim Jong Un duket të ketë shtuar prapë në peshë, teksa pi duhan në inaugurimin e ndërtesës 80-katëshe në Penian (fotot)

13/04/2022 15:29

Kim Jong-Un shihej sot i relaksuar, duke pirë duhan me zyrtarët në inaugurimin e një qiellgërvishtësi të ri në Penian, teksa ishte rikthyer në formën e tij “të shëndetshtme” pas dobësimit që më herët tha se e kishte bërë “për të mirën e vendit”.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA publikoi video të diktatorit ‘përsëri të shëndoshë’ duke marrë pesë në ceremoninë e projektit të ri të strehimit mes turmave duartrokitëse në kryeqytet.

Megjithse ai nuk mund të fshihte barkun e rrumbullakosur, Kim shihej gjithashtu duke tymosur një cigare me gjeneralët e tij në inaugurimin e ndërtesës me 80 katëshe, së bashku me rreth 10,000 njësi të tjera banimi.

Mbretëria eremite e konsideron Kim ‘një shenjtor të pagabueshëm’, edhe pse një vit më parë kaloi një ligj që ndalon tymosjen në vende publike, por për liderin kjo duket se nuk është një shkelje e ligjit.

Përveç korrupsionit me çështjet e shëndetit publik, siç është tymosja, Korea e Veriut raportohet se po përballet me mangësi ushqimesh, për të cilat Kim tha më herët se “po ha më pak, për hir të kombit”.

Kim ishte zhdukur nga paraqitjet publike nga janari deri në maj të vitit të kaluar, para se të rikthehej i dobësuar me rreth 15 kg, çka soli dhe spekulimet nëse humbja në peshë ishte e qëllimshme apo rezulatat i një sëmundjeje.

Dhe në fakt si babai i tij Kim Jong Il, dhe gjyshi, Kim Il Sung, kanë vdekur të dy nga probleme të lidhura me obesitetin. Gjendja zyrtare shëndetësore e udhëheqësit është një sekret i ruajtur mirë.

Të tjera burime pretendojnë se qeveria Koreano Veriore po mundohet të dredhojë me mungesën e ushqimeve duke e quajtur pasojë e strategjisë së Covid-19, për të cilën ashtu si shumë vende të tjera thonë se ka funksionuar mirë.

Qeveria citon gjithashtu faktorë të jashtëm si sanksionet e SHBA apo sezonet e thata të korrjeve.

FOTO GALERI
2/7
Ai shihej duke pirë duhan me zyrtarët në inaugurimin e një qiellgërvishtësi të ri në Penian

Top Channel