‘Fiksi’ zgjidh problemin, bashkë me ‘Fundjava Ndryshe’ dhuron makinë për të sëmurin me dializë

13/04/2022 20:42

Vetëm pak ditë më parë Fiks Fare tregoi peripecitë e shumta që  një i sëmurë me hemodializë hiqte në kurriz me transportin e tij drejt spitalit e anasjelltas.  Duke jetuar në fshat dhe ku transporti publik mungon, Xhevat Cuhllaj i cili kryente 3 herë në javë dializë në Durrës, i duhet të dilte në ora 06:00 të mëngjesit dhe të hynte në shtëpi në 21:20 të darkës. 

Por pas ankesës së tij në Fiks Fare kalvari i vuajtjeve prej 9 vitesh mori fund. Fundjava Ndryshe e sensibilizuar nga kronika e Fiks Fare i dhuron atij dhe tre të sëmurëve të tjerë që kryejnë dializën në zonën e Xhevatit një makinë.

Xhevatit i dhurohet një makinë për t’i lehtësuar problemin e mungesës së transportit dhe rimbursimit jo të mjaftueshëm që shteti u jep ketyre të sëmurëve.  Z. Cullhaj  nga Stërgebu i Spillesë rimbursohej nga shteti për transportin 4 mijë lekë në muaj, ndërkohë që shpenzonte 12 mijë lekë në muaj.

Gazetarët e Fiksit bashkë me Arbër Hajadrin, drejtorin ekzekutiv të fondacionit “Fundjavë Ndryshe” u nisën drejt fshatit Stërbeg për t’i dorëzuar personalisht makinën z. Xhevdet.   Gjithashtu Hajdari u zotua se ndihma nuk mbaron me kaq, por se çdo muaj do t’i sigurojë edhe tollonat e karburantit pët t’i mbuluar shpenzimet e transportit  totalisht të tre të sëmurëve që kryejnë dializën në atë zonë.

Xhevat surprizohet nga dhurimi i makinës dhe duke falenderuar Fundjavën Ndryshe dhe Fiks Fare thotë ”  Peripecive të  mia prej 9 vitesh dhe të sëmurëve të tjerë si unë në këtë zonë u erdhi fundi. Tashmë nuk do presim më në rrugë në diell, shi  e të ftohtë”.  Me lot në sy ai falendëron Fiksin falë të cilit u mundësua gjetja e një mjeti transporti për të sëmurët  e dializës së Spillesë.

 

 

 

 

 

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA