BE rishikon ndalimin e shitjes së automjeteve me djegie të brendshme, mirëpret hibridet dhe biokarburantet
Zyrtarë kufitarë të doganave të SHBA kanë zbuluar disa pako me kafka njerëzore që po dërgoheshin drejt shtetit të Iowa muajin që shkoi, kur dërgesat u skanuan në një impjant ndërkombëtar postash.
Kafkat u zbuluan në aeroportin ndërkombëtar O’Hare në Chicago, kur specialistët vërejtën “anomali”, për çka më pas u zbatuan protokollet e kontrollit.
“Zinxhiri ushqimor në vendin tonë është tashmë i rrezikuar nga parazitë apo sëmundje që ekzistojnë në SHBA prandaj këto zbulime të rëndësishme tregojnë punën e përkushtimin e autoriteteve për mbrojtjen e bujqësisë vendase”, tha zyrtari i bujqësisë së Chicago, D. Sutton-Burke.
Oficerët kishin skanuar pakot me rreze X dhe gjetën dy kafka njerëzore brenda një kutie, të mbuluara me veshje që përdoren në transportimin e gjërave të thyeshme. Pakot vinin nga Holanda.
Pakot e pazakonta u dërguan më pas në qendrën e kontrollit e parandalimit të sëmundjeve për të tjera analiza, thanë zyrtarët.
Të tjera pako të pazakonta të interceptuara nga oficerët ishin tapetë banje me mushk të gjallë, që nuk kishin lejen e veçantë të udhëtimit, thanë zyrtarët.
Në total zyrtarët thanë se kishin ndaluar 1,667 dërgesa të lidhura me sigurinë bujqësore që përmbanin objekte të ndaluara, sipas raportimeve.
Top Channel