Francë, rivalja presidenciale e Macron premton sistem “të rinovuar referendumesh” (fotot)

12/04/2022 20:23

Kandidatja presidenciale franceze e të djathtës Marine Le Pen tha sot se nëse fiton, “do t’i kthejë popullit francez një praktikë më të qetë e të rinovuar referendumesh”.

“Kjo nuk është çështje e vullnetit politik të popullit, por çështje e vullnetit të popullit”, tha ajo në një konferencë, duke u zotuar se populli duhet të dominojë ndaj zyrtarëve të zgjedhur.

Përfaqësuesja e partisë së djathtë ‘Grumbullimi Kombetar’ përmendi gjithashtu luftë ndaj oligarkisë , që sipas saj gërryen të drejtën e votës së lirë.

“Qëllimi im është t’i jap fund monopolit të një oligarkie, e cila në emër të popullit kalon te vetja të gjitha të drejtat për të vendosur, dhe rrallëherë lë diçka për të”.

“Nga sot, votuesit duhet të kenë mjetet për të bërë që vullneti i tyre të mbizotërojë mbi atë të përfaqësuesve të zgjedhur”.

“Kjo do të thotë t’i kthesh francezëve vendin e tyre, me pushtetin për të pranuar apo refuzuar me referendum, tekstet e votuara nga përfaqësuesit e tyre”.

“Me një praktikë më të qetë e të rinovuar referendumesh, unë  dua qe vendimet të mos varen vetëm nga zgjedhjet presidenciale”, tha mes të tjerash Le Pen.

FOTO GALERI
2/2
Përfaqësuesja e partisë së djathtë ‘Grumbullimi Kombetar’ përmendi gjithashtu luftë ndaj oligarkisë , që sipas saj gërryen të drejtën e votës së lirë.

Top Channel