Arrestohet mësuesja e biologjisë që kryente veprime seksuale me nxënësit (fotot)

12/04/2022 16:04

Një mësuese biologjie në SHBA është arrestuar pasi u zbulua se ishte përfshirë në akte të shumta “me natyrë seksuale” ku përfshiheshin të mitur madje kishte postuar në rrjet foto të incidenteve të dënueshme.

Anessa Paige Gower përballet tashmë me 29 akuza kriminale për abuzim me nxënësit  kur punonte si mësuese biologjie në Richmond, Kaliforni, SHBA.

Identitetet dhe moshat e shtatë viktimave të mundshme nuk janë publikuar nga autoritetet por moshat e nxënësve varionin nga shtatë deri në 12 vjeç, sipas autoriteteve.

Prokuroria e Costa District tha se kishte intervistuar nxënësit për një numër incidentesh të akteve seksuale me të mitur dhe të shpërndarjes së fotove “me imazheri seksuale në platformat online.

Drejtori i shkollës B. Nelson Jr., tha se Gower ishte shkarkuar pak pas daljes së akuzave në sipërfaqe.

“Ne menjëherë shpërndamë informacionet se autoritetet janë duke hetuar çështjen dhe mësuesja nuk është më e punësuar me shkollën Making Waves. Ne gjithashtu kemi njoftuar prindërit dhe nxënësit për të dhënë ndihmë për çështjen aty ku është e nevojshme”.

35 vjeçarja Gower, nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar ndaj akuzave, mes të cilave përfshihen  përdhunim, akte të pamoralshme me fëmijë nën 14 vjeç, tentativë joshjeje ndaj një fëmije, dhe të paktën dhjetë raste të ngacmimit seksual të një të mituri.

Gower nuk është mësuesja e parë e kësaj shkollë që akuzohet për ngacmime ndaj nxënësve.

Në vitin 2017 Ronald David Guinto është dënuar me 931 vjet burg pasi u shpall fajtor për sulm seksual ndaj të paktën 15 djemve. Në atë rast viktimat morën $11milionë dëmshpërblim nga shkolla.

FOTO GALERI
2/2
Gower nuk është mësuesja e parë e kësaj shkollë që akuzohet për ngacmime ndaj nxënësve.

Top Channel