Një rast i kontrabandës së naftës është goditur nga policia në Elbasan, ku është arrestuar një 53-vjeçar.
Në kuadër të operacionit policor “Diesel”, u arrestua në flagrancë Y. K., 53 vjeç, banues në fshatin Qukës, Prrenjas, i akuzuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Gjatë kontrollit në magazinën e subjektit (bar-restorant), në pronësi të tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1250 litra karburant, që dyshohen se janë futur kontrabandë, në vendin tonë.
Ai kishte futur kontrabandë sasi hidrokarburesh në vendin tonë, të cilat i ka depozituar në ambientet e subjektit të tij dhe më pas i ka tregtuar duke fshehur të ardhurat.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel