Lideri çeçen i sugjeron Putinit armët bërthamore nëse hyjnë mercenarë në Ukrainë nga Perëndimi (fotot)

11/04/2022 16:23

Një nga udhëheqësit e fuqishëm rajonalë të Vladimir Putin i ka sugjeruar Rusisë të kërcënojë me armë bërthamore kundër perëndimit nëse luftëtarë të huaj përfshihen në konfliktin e Ukrainës.

Ramzan Kadyrov kreu i rajonit autonom rus të Çeçenisë trupat elitare të të cilit kanë luftuar në përplasjet brutale në Kiev e Mariupol raportohet se është lejuar të udhëheqë rajonin si “perandorinë e tij personale” në këmbim të besnikërisë ndaj presidentit rus, shkruan britanikja Metro.co.uk

Në një video të re nga pallati i tij në Çeçeni, Kadyrov thotë për kameran: “Çfarë do të bëja unë? Unë do të spastroja menjëherë Luhansk e Donetsk, dhe prej aty do të vazhdoja më tej”.

“Po të isha unë do të deklaroja, nëse mercenarë të huaj vijnë në Ukrainë do të godasim me armë taktike bërthamore. Kështu që ata të mos tallen me ne”.

‘NATO, Perëndimi janë në luftë me ne, kjo nuk është një shaka”.

Kadirov insistonte se Rusia do të marrë kryeqytetin Kiev edhe pse tashmë ofensiva është fokusuar në rajonin lindor të Donbas.

Ai shtoi: “Detyrat janë të qarta, do të ketë ofensivë jo vetëm në Mariupol porr dhe në qytete të tjera për të çliruar Luhansk e Donetsk më së pari.

“Ky është objektivi i caktuar nga komandanti Vladimir Putin. Nuk do të ketë sprapsje. Ka pasur momente konfuzioni, siç ndodh nganjehere në strategjinë e luftës”, tha ai.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA