Ish-mbrojtësi i Liverpool kritika për Ronaldon: Nuk më pëlqen, i duket vetja Zot!

11/04/2022 22:41

Hedhja në tokë e telefonit të një fëmije të sëmurë me autizëm, ka shtuar ndjeshëm kritikat mbi Cristiano Ronaldon.

“E kam thënë gjithnjë se Cristiano Ronaldo nuk më pëlqen. Mendon se është Zoti dhe mund të bëj gjithçka pa pasur pasoja. Nuk po them se ai nuk është një nga lojtarët më të mirë në botë, por si person nuk më pëlqen aspak”, u shpreh Enrique.

Kujtojmë se për çështjen e telefonit të thyer nga Ronaldo, është hapur edhe një hetim nga ana e autoriteteve britanike, ndërsa deri në këtë moment nuk pritet të ketë asnjë masë ndëshkimore për 37-vjeçarin nga ana e klubit të United./Super Sport

Top Channel