I dashuri paranoiak vret me thikë të dashurën kur nisi të besonte se ishte një ‘ish-mashkull pedofil i transformuar’ (fotot)

11/04/2022 18:46

Familjarët e një modelelje të vrarë me thikë nga i dashuri i saj e kishin paralajmëruar atë të kishte kujdes nga mungesa e tij e stabilitetit mendor, teksa vuante nga ajo që mjekët quanin “deluzion paranojak”.

25 vjeçari Charles Byrne vrau me thikë modelen filipinase  Christina Rowe, 28 vjeçe, në shtëpinë e saj në Worcester, Britani, dhe hodhi trupin e saj në lumë në shkurt, pasi besonte se ishte një “mashkull pedofil në një lëkurë të re”, u tha në gjyqin e çështjes.

Pas vrasjes së Rowe, 25-kishte tentuar të vriste dhe vjazën e saj, thane prokuroret.

Byrne kishte vendosur më pas trupin e 28-vjeçares në një valixhe, dhe me makinën e nënës së tij kishte shkuar për ta flakur atë në lumin Severn.

Duke folur me të përditshmen britanike The Mirror, i njohuri i Rowe, 31-vjeçari George Devereux tha se ai dhe familjarët ishin përpjekur ta paralajmëronin atë.

Devereux tha: “Ishte e vështirë sepse ne nuk e dinim masën e vërtetë të gjërave. Ne nuk e dinim që ai e përndiqte apo që donte t’i merrte peng. Ajo erdhi të qëndronte për disa kohë te unë bashkë me vajzën e saj. Ndërsa ai sillej në mënyrë të pakontrolluar, ishte agresiv dhe kontrollues”.

Byrne u dënua me burgim të përjetshëm muajin e akluar pasi pranoi vrasjen e Christina Rowe dhe tentativën e vrasjes së fëmijës së saj.

Prokuroria nuk arriti të provonte akuzën e pengmarrjes së Rowe dhe fëmijës së saj disa ditë para se të vriteshin.

I akuzuari gjendet në një spital psikiatrik dhe më vonë do të transferohet në burg.

Motra e Rowe, Stephanie tha në një deklaratë: “Ndoshta ndonjëherë do të shërohemi nga kjo, por nuk do të jetë shpejt. Ne të gjtihë duhet të jetojmë me faktin Charles Byrne është gjallë kurse motra ime jo”.

FOTO GALERI
5/5
Gjykata dha denim te perjetshem

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA