Gara e peshëngritësve/ Sfida mes Erkand Qerimajt dhe Briken Çaljas

11/04/2022 15:28

Prej një dekade tashmë Erkand Qerimaj dhe Briken Calja janë dy emrat më të suksesshëm të peshëngritjes shqiptare dhe padyshim shembulli i të rinjve pasardhës të tyre në këtë sport.

Megjithatë asnjëherë nuk kishin qenë kaq afër dhe kaq sfidues ndaj njëri tjetrit si në kampionatin kombëtarë të peshëngritjes të kësaj fundjave.

Elez Gjoza:  Po ndjekim garën mes dy sportistëve Qerimaj dhe Calja që janë shokë me njëri-tjetrin por tashmë edhe sfidues. Vetëm njëri prej tyre do të shkojë në kampionatin ballkanik pasi për secilën peshë kemi të drejtë të dërgojmë vetëm një sportist.

Dhe këtë sfidë ndaj njëri tjetrit e fitoi kampioni i botës Briken Calja i cili arriti në dygarësh të ngrejë 2 kg më tepër, 340 kundrejt 338 të Qerimajt. Në përfundim të garës, Brikeni mori edhe përgëzimet e Erkandit duke treguar një fari play dhe sportivitet të nivelit të lartë mes tyre.

Erkand Qerimaj: Ishte një garë emocionuese, e kaluam mirë dhe e përjetuam me shumë emocione. Shkoi më së miri, unë përmirësova rezultatet e mija të stërvitjes, po ashtu edhe Brikeni. Unë mendoj që ne jemi motiv i njëritjetrit për të arritur më tepër.

Briken Calja: Ka qenë një ndër garat më emocionuese, sepse bëhet fjalë për Erkandin dhe ai është një kampion Evrope dhe ta mundësh atë është jashtëzakonisht shumë e fortë. Por përtej euforisë europiani së shpejti do të flas shqip. Dhe besoj e besoj fort se rezultatet do të ndahen mes meje dhe Erkandit vendi i parë dhe vendi i dytë.

Ky sukses dërgon Briken Caljan në lojërat Mesdhetare të Alegjerisë në fund të qershorit si përfaqësuesi kryesorë i Shqipërisë, duke qenë se çdo vend pjesëmarrës përfaqësohet me vetëm një sportist për secilën peshë.

Top Channel