Dinamo po rrëzohet, e mundi Kastioti 1-0/ Krutanët i largohen fundit të renditjes

11/04/2022 20:05

Dinamo është shumë pranë rënies nga kategoria pas humbjes që i shkaktoi sot Kastrioti me shifrat 1 me 0.

Skuadra nga kryeqyteti renditet në vend të parafundit.

Kastrioti ka fituar një tjetër betejë për të konkretizuar misionin e shpëtimit të rënies nga kategoria dhe play out-it.

Në këtë javë të parë të fazës së katërt ata fituan 0-1 me Dinamon duke e fundosur akoma më shumë në zonën e ftohtë.

Pjesa e parë ka pasur deri diku një dominim më të madh të Dinamos. Ky fraksion është karakterizuar nga shumë ndalesa për shkak të dëmtimeve, ndërsa rastet e krijuara për gol ishin të pakta.

Në pjesën e dytë Kastrioti ishte më kërkues dhe pas disa rasteve gjeti golin në minutën e 69-të me anë të Adolf Selmanit, i cili ishte dhe goli i parë i mbrojtësit të krutanëve në këtë edicion. Teksa në minutën e 90+1’ Dinamo do të luante me 10 lojtarë, pasi Sidibe u dënua me kartonin e dytë të verdhë për shkak të përplasjes me Santiago Selmanin.

Pas takimit të raundit të 28-të Kastrioti ngjitet në vend të gjashtë me 34 pikë, duke kaluar Egnatian dhe Teutën. Dinamo nga ana tjetër zhytet edhe më keq, teksa pas 28 javësh renditet në vend të parafundit me 23 pikë, 9 më pak se Teuta e vendit të shtatë, që është edhe pozicioni i fundit në renditjen e Abissnet Superiore jashtë zonës së rrezikut.

Top Channel