7 persona janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje për plagosjen e kancelarit të Gjykatës së Elbasanit Ledio Sulkuqi, mbrëmjen e së dielës.
Ngjarja ndodhi në rrugicat e kalasë teksa 51 vjeçari kthehej për në shtëpi. Ai është goditur disa herë me leva në kokë e trup, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sulkuqi mori ndihmën e parë në spitalin e Elbasanit ku edhe do të pyetet nga policia mbi ngjarjen.
Dyshimet e para të policisë bien mbi konflikte të mundshme për shkak të detyrës, por mësohet se 51 vjeçari ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk ka mundur të identifikojë autorët pasi goditja ka qenë e papritur.
Policia ndërkohë ka sekuestruar edhe kamerat e bizneseve rrotull vendit të ngjarjes të cilat pritet të hedhin dritë mbi identifikimin e autorëve.
51 vjeçari Ledio Sulkuqi mban detyrën e kancelarit të Gjykatës së Elbasanit prej disa vitesh.
Top Channel