Dy njerëz janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në atë që policia amerikane quante dje një sulm “i shënjestruar” brenda një diskoteke të mbushur me njerëz në shtetin e Iowa.
Hetuesit thonë se sy sulmues meshkuj qëlluan të paktën 24 plumba brenda diskotekës ‘Taboo Nightclub & Lounge’ rreth orës 1:30 të natës, siç njoftonte shefi i policisë lokale Wayne Jerman për gazetarët .
“Ky është një tjetër incident i rëndë që nuk merr në konsideratë jetën nejrëzore. Jam i zemëruar nga kjo mospërfillje e mungesë respekti për jetën nejrëzore”, tha Jerman.
Një djalë dhe një vajzë humbën jetën nga të shtënat brenda klubit të natës ku në momentin e ngjarjes ndodheshin rreth 150 njerëz, tha Jerman.
Dhjetë viktimat e tjerë që u plagosën nga plumbat, u dërguan në spital me plagë të ndryshme nga ato kërcënuese për jetën deri te më të voglat.
Deri mëngjesin e të hënës policia nuk kishte bërë asnjë arrestim për ngjarjen.
Hetuesit po punojnë për të zbuluar motivin e sulmit.
Bari po mbante një festë me tematikë nga vitet 90-të në kohën e incidentit tha rrjeti KCCI .
Rezidentët thanë se ishin të shokuar nga dhuna në qytetin lindor të Iowa me rreth 130,000 njerëz.
“Nuk ka qenë asnjëherë kështu më parë,” tha rezidenti Marcus Pryor për rrjetin KCRG. “të bën të mos dëshirosh të dalësh fare, ne kemi dhe fëmijë këtu”.
Top Channel