Adoleshentët me jelekë anti-plumb vrasin shokun e tyre gjatë ‘lojës’ së të shtënave me armë ndaj njëri-tjetrit (fotot)

09/04/2022 17:08

Një adoleshent nga Florida në SHBA ka vdekur dhe dy shokë të tij janë arrestuar teksa zbaviteshin duke qëlluar ndaj njëri-tjetrit të veshur me jelekë anti-plumb, tha policia.

16 vjeçari Christopher Broad u gjet me të paktën një plagë arme në shtëpinë e tij dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Në hetimet që pasuan u zbulua se Broad dhe një tjetër djalë, 17 vjeçari Joshua Vining, me radhë po qëllonin me armë ndaj njëri-tjetrit duke mbajtur veshur një jelek “që kishte një formë mbrojtjeje trupore,” tha policia e Belleview në një deklaratë.

Një adoleshent i tretë, Colton Whitler, kishte qenë prezent në kohën e tragjedisë dhe kishte dhënë një dëshmi të pasaktë për atë që kishte ndodhur.

“Vining qëlloi ndaj Broad teksa ai mbante jelekun veshur por e goditi,” thuhej në deklaratë.

Vining e Whitler u arrestuan dje në lidhje me vdekjen e Broad dhe akuzat ndaj tyre do të ngrihen si për të rriturit.

Ngjarja e rende ndodhi ne nje komunitet me shtepi ne rulota.

Vining akuzohet për vrasje të rëndë nga pakujdesia me armë zjarri, kurse Whitler akuzohet për informacion të rremë ndaj autoriteteve.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA