Ministri milioner i financave britanike thotë se akuzat taksore për gruan janë ‘njollosje politike’ (fotot)

08/04/2022 17:38

Ministri britanik i financave Rishi Sunak, është përballur me akuza kësaj jave, pas zbulimit se gruaja e tij Akshata Murty, pretendon status jo-rezident në Britani, dhe rrjedhimisht paguan vetëm një fraksion të taksave, megjthse dyshja me origjinë indiane vijnë nga familje milionere biznesi.

Akshata llogaritet se zotëron një pasuri më shumë se 400 milionë paundë dhe fshehja e statusit me këtë kleçkë ligjore është dënuar nga disa figura që e kanë quajtur të papërshtatshme për krizën aktuale të kostove të jetesës.

Por Sunak  ka refuzuar akuzat ndaj gruas së tij duke thënë se ato nuk janë asgjë më tepër se një “njollosje politike”.

Statusi i jo-rezidentit ose ‘Non-domicile’ mund të zgjidhet nga rezidentët britanikë që besojnë se shtëpia e tyre e përhershme është jashtë Britanisë.

Kjo mund të bëhet edhe nëse ata kanë jetuar prej vitesh në Britani, siç është rasti me çiftin  Akshata Murty e Rishi Sunak.

Murty ka zgjedhur statusin e jo-rezidentit duke thënë se shtëpia e saj është në fakt India. 42-vjeçarja ka lindur pranë Bangalore, më jug të Indisë, nga prindërit N.R. Narayana e Sudha Murty.

Prindërit e saj raportohet se ndërtuan kompaninë Infosys, ku zonja Murty ka qenë drejtuese për dy dekada nga 1981 deri në 2002, duke fituar miliona dollarë gjatë kësaj kohe.

Një zëdhënës i Murty tha se ajo zotëron statusin prej qytetarisë se saj indiane, e cila nuk lejon mbajtjen e qytetarive të vendeve të tjera njëkohësiht.

Aktualisht ajo paguan 2000-3000 paundë taksa, por kritikët thonë se ajo duhet të paguajë deri në £30,000.

Megjithë statusin e tyre si jo-rezidentë, ministri Rishi Sunak e gruaja Akshata Murty jetojnë në një vilë gjigante në Kensington, në qendër të Londrës me dy fëmijët e tyre.

Ata ishin martuar në Bengaluru në Indi në 2009 kanë jetuar më pas në SHBA dhe prej rreth 10 vjetësh jetojnë në Britani, sipas mediave./Metro/

FOTO GALERI
2/3
Akshata llogaritet se zotëron një pasuri më shumë se 400 milionë paundë dhe fshehja e statusit me këtë kleçkë ligjore është dënuar nga disa figura

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA