“Le të ndalojmë Luftën!”, miqësore mes Dinamo Kiev dhe Dortmund në “Signal Iduna Park”

08/04/2022 20:45

Borussia Dortmund dhe Dinamo e Kievit do të luajnë një ndeshje miqësore mes tyre në fundin e muajit prill.

Futbolli në Ukrainë është pezulluar për shkak të luftës ndaj Rusisë, ndërsa takimi ndaj verdhezinjve gjermanë do të zhvillohet për “t’u dhuruar lavdi heronjve ukrainas”.

Sfida është programuar të luhet më 26 prill në stadiumin “Signal Iduna Park”, siç lajmërojnë të dy klubet në rrjetet sociale.

Ndeshje për paqen! Le të ndalojmë Luftën!”, është motoja e ndeshjes miqësore mes skuadrën së Bundesligës dhe ekipit më të njohur të futbollit lindor.

Dinamo do të zhvillojë një sërë ndeshjesh bamirësie me sloganin: “Ndeshje për paqen! Le të ndalojmë Luftën!“. E para do të luhet në Varshavë kundër Legias më 12 prill.

Top Channel