Gjendet sekretarja e Gjykatës së Lezhës, merret në pyetje nga policia
07/04/2022 16:14
Sekretaria e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku është gjetur pasditen e sotme.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se ajo është shoqëruar në komisariat, ku edhe po merret në pyetje.
Edhe policia konfirmoi se orës 15:30, ajo është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe aktualisht po jep sqarime mbi rrethanat dhe motivet e largimit nga banesa.
Ishte bashkëshorti i saj ai që denoncoi zhdukjen e saj në polici pasi edhe të afërmit kishin humbur kontaktet me të.
Sipas tij, Klaudia nëna e dy fëmijëve u larguar nga banesa dhe nuk u rikthye.
Top Channel