Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’ ka ndëshkuar rëndë situatën në Partinë Demokratike ku sipas tij duhet të analizohet origjina e krizës sepse që në krijimin e saj vetëm është zvogëluar si parti, për nga rëndësia.
Ai tha ndër të tjera se Basha dhe Berisha duhet të largohen pa kthim nga PD-ja, për ti lënë rrugën liderëve të rinj.
Agron Gjekmarkaj: Është një situatë kaotike, nuk dua të kontestoj Ivin por duhet të presim me qetësi se çfarë do të thotë apeli apo organet e tjera kompetente.
Kjo parti nga 1992 është zvogëluar herë pas here. Nëse nuk bëjmë këtë analizë, se kriza e ka bazën e hershme. Fitorja është e brishtë, nuk na duhet brenda PD, por me kundërshtarin. Na duhet shumë më tepër sesa kaq. Nuk e kuptoj çfarë ka për të qenë triumfalist, nga ana tjetër shoh që ka shpejtësi për ta rrimarrë PD.
Fjalia e fundit është se unë besoj se Berisha dhe Basha janë përgjegjës që PD është në këtë gjendje. Basha është hije e Berishës. Do doja që të dy të largohen pa kthim dhe ti hapin rrugën një lideri të ri.
Top Channel