Mijëra marshojnë në Greqi kundër rritjes së çmimeve: S’mund të vazhdojë më (fotot)

06/04/2022 19:52

Mijera njerëz marshuan sot në qendër të Athinës për të denoncuar “çmimet jashtë kontrolli” dhe “rrogat e ulëta”, teksa sindikatat e punës kanë njoftuar një grevë 24-orëshe.

Një prej marshuesve tha se çmimet “po gjunjëzojnë Greqinë” ndërsa një tjetër tha se “rënia e lirë” e pensioneve e rrogave “nuk mund të vazhdojë më”.

Greva e lajmëruar do të prekë shërbimet publike dhe të ndalojë shërbimet  e trenave dhe trageteve.

Vendet e Evropës po vuajnë nga kriza e inflacionit, rritja e çmimeve të energjisë dhe rritja e kostove të jetesës që shkaktuar protesta në disa vende.

Grekët janë prekur nga kryesisht nga rritja e faturave të energjisë dhe çmimet e strehimit.

Çmimet janë rritur me 6.2 përqind prej janarit që është një rekord për Greqinë që prej përfshirjes në monedhën Euro në janar 2001.

Sindikatat e shërbimit civil dhe ato private iu bashkuan protestës së sotme në Athinë dhe disa qytete të tjera të vendit.

Pas rënies së mbështetjes për zgjedhjet e 2023, kryeministri Kiriakos Mitsotakis njoftoi një paketë financiare 1.1-miliardë-euro për të ndihmuar familjet më të varfra.

FOTO GALERI
3/7
Greva e lajmëruar do të prekë shërbimet publike dhe të ndalojë shërbimet  e trenave dhe trageteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA