Ish-snajperi britanik në Ukrainë thotë se ‘Talibanët ishin më të aftë se ushtria e ngathët ruse’ (fotot)

06/04/2022 18:25

Një ish-snajper i ushtrisë britanike që thotë se i ka parë vetë ” mizoritë” e kryera nga ushtria ruse në Ukrainë, deklaron së fundmi se militantët talibanë në Afganistan ishin më të aftë sesa ushtria aktuale ruse në Ukrainë.

34 vjeçari britanik Shane Matthew shton se ushtria ruse ishte “turp ta shihje” pasi ishin të pastërvitur dhe pa ndërgjegjësim taktik, madje të ngarkuar me droga dhe alkool në linjën e frontit.

Ish-snajperi që tashmë është në mision humanitar ndihme në perëndim të Ukrainës, shton: “Nganjëherë ishte turp ta dëshmoje këtë. Talibanët luftonin shumë më mirë se rusët, pavarësisht kauzës së tyre, pasi nga ana ushtarake ishin të pastërvitur. Edhe nëse e kishin një stërvitje taktike, ata sigurisht që nuk po e përdornin”, tregon Shane për eksperiencën e tij.

Matthew nga West Sussex, ka luftuar më parë në disa misione britanike ndërsa thotë se tani që po punon në periferi të Bucha dhe në Irpin fqinjë, ka parë ushtarë rusë të paorganizuar dhe të mundur nga taktikat guerile të ukrainasve.

Matthew shton se në ditët e para të pushtimit ushtarët rusë u kapën nga ukrainasit  pasi besonin se ishin në stërvitje në Bjellorusi, por e gjetën veten në breshërinë e shisheve Molotov që ndaluan avancimin e tyre.

Ish-ushtaraku thotë se është në Ukrainë me furnizime mjekësore që prej fillimit të muajit. “Pajisjet e tyre ishin të vjetra ndërsa linjat e tyre të furnizimit ishin të organizuara në mënyrë kaotike”.

“Aftësitë luftuese të njësive ishin inekzistente dhe nuk dinin as të kundërsulmonin as të tërhiqeshin nën zjarrin e armikut”.

Ai shtonte: “Në 15 vitet e mia duke punuar në vijën e luftës nuk kam parë kaq shumë vrasje pa diskriminim, bombardime apo sulme ndaj objektivave jo-ushtarake”.

FOTO GALERI
2/4
Tank i braktisur rus

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA