Studentja bie nga 25m drejt vdekjes kur i dashuri kërcënoi t’i dërgonte videot intime familjarëve (fotot)

05/04/2022 18:12

Një vajzë ‘e lumtur’ dhe ‘e gëzuar’ ka rënë drejt vdekjes nga apartamenti i saj në perëndim të Londrës pasi u bë viktimë e fenomenit të “pornografisë së hakmarrjes”, u tha sot në hetimet e çeshtjes në Britani.

21 vjeçarja Damilya Jussipalieva, ishte gjetur e vdekur jashtë ndërtesës rezidenciale në Paddington në qender te Londres, në qershor 2017.

Një javë më herët, i dashuri i saj Alessio Bianchi kishte kërcënuar të dërgonte videot intime te familja e saj muslimane në Kazakistan e ne Dubai, tha mjekësia ligjore gjatë hetimeve.

Raporti i toksikologjisë zbuloi nivele të larta të qetësuesit të fortë Xanax si dhe një nivel alkooli, në sistemin trupor të Damilya pas vdekjes së saj.

Motra e saj Ainel Jussipaliyeva tha se Damilya ishte një person i lumtur dhe i gëzuar, ndërsa shtonte: “Ajo kishte shumë shokë, veçanërisht kur nisi të studionte në Londër. Ishte si një diell për familjen tonë”.

Damilya nga Kazakistani, po studionte biznes në universitetin Regent’s në Londër, ku ishte njohur me kolegun e saj student Bianchi.

Ainel tha se motra e saj ishte ndarë para dy muajsh me italianin që rrinte në Dubai, pasi dyshonte se ai e tradhtonte.

Më herët në gjykatë u tha se Bianchi kishte kapur Damilya nga fyti dhe e kishte goditur disa herë gjatë një konflikti në apartamentin e tij më 12 maj.

Vajzës dhe një prej shoqeve të saj u ishte dërguar më pas një video ku Damilia kryente seks oral në një kabinë telefonike, e shoqëruar me komentin: “Do të të shkatërroj”.

Motra e viktimës tha se Damilia e dinte se ishte një ‘marrëdhënie toksike’  por ajo u rikthye në lidhjen me Bianchi.

Ainel shton: “Unë i kujtova se ajo duhet të mbaronte studimet, se ai nuk bën për të dhe se duhet të mendonte për veten”.

“Ajo më pas nisi të më kritikonte mua, duke më thënë se ai është një person i mirë, dhe se ndoshta është faji i saj që gjërat nuk po shkojnë mirë. Por këto nuk ishin fjalët e saj të vërteta”.

Dhe në fakt pasi një mbrëmjeje që kaluan jashtë së bashku me 1 korrik, Bianchi e kishte përzënë duke e shtyrë Damilya jashtë apartamentit në orët e vona, duke e hedhur në një shatërvan aty pranë, duke e lënë të tronditur e të turpëruar, u tha në gjykatë.

Por ai pretendonte gjithsesi se përpiqej ta ndalonte të vriste veten. Bianchi e arrestua pas episodit të dhunës.

Por ditën tjetër ai mori mesazhe të pakuptimta nga Damilya dhe telefonoi shërbimet e emergjencës për të raportuar se ajo gjendej në situatë të rëndë mendore.

Oficerët mbërritën në shtëpinë e Damilya në Londër rreth orës 1.30 të natës por dhjetë minuta më vonë ajo u hodh drejt vdekjes.

30 vjeçari Bianchi, mori një dënim të pezulluar me burg në 2018 kur pranoi shantazhin dhe kërcënimin me pornografinë e hakmarrjes, si dhe per dhunën e ushtruar më parë.

Hetimi vazhdon.

FOTO GALERI
2/5
Ajo u bë viktimë e fenomenit të “pornografisë së hakmarrjes”, u tha sot në hetimet e ceshtjes në Britani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA