Homazhe për studenten 23 vjeçare që vdiq pasi konsumoi ‘ëmbëlsirën me kanabis’ të blerë në internet (fotot)

05/04/2022 15:57

Një studente legjislature që vdiq pasi konsumoi një ëmbëlsirë me kanabis sintetik, është indentifikuar nga mediat britanike.

23 vjeçarja Damilola Olakanmi, për shkruhej si një e re premtuese që punonte për të ardhmen e saj.

Ajo dhe një shoqe e saj 21vjeçare u ndjenë menjëherë keq pasi konsumuan ëmbëlsirat e vogla në formë çamçakëzash kanabisi, dje në Ilford, në lindje të Londrës.

Ëmbësirat ishin blerë me anë të një aplikacioni mesazhesh dhe ishin dërguar me korrier në shtëpinë e tyre.

Richard Taylor, aktivist i drejtësisë sociale dhe i afërm i viktimës tha për të përditshmen The Sun se po jepte mbështetje për nënën Wumi, 51 vjeçe, e cila qëndronte pranë krevatit të së bijës deri sa ajo ndërroi jetë të dielën.

Ai tha: “Gruaja humbi fëmijën e saj të vetëm dhe jeta e saj ndryshoi përgjithmonë. Damilola ishte në shtëpinë e nënës së saj në Ilford kur bashkë me shoqen morën ëmbëlsirat. Kjo duhet të jetë një paralajmërim për këto që kërkon të përfshihet në këto aventura drogash pa garanci”.

Ndërkohë policia arrestoi 37 vjeçarin Leon Brown, për zotërim me qëllim shpërndarje të kanabisit sintetik, si një substancë psiko-aktive.

Kanabinoidi, i njohur në Britani si drogë sintetike e kategorisë B, arrin receptorët e trupit dhe të trurit për të prodhuar efekte të njëjta me ato të bimës Cannabis Sativa.

Shoqja e viktimës, e cila ishte një studente amerikane që vinte për vizitë në Britani, ka dalë tashmë nga spitali.

Policia tha se janë ende duke pritur rezultatet ndaj ëmbëlsirave me kanabis sintetik.

Kreu vendor i policisë Stuart Bell paraljmëronte publikun kundër marrjes së substancave legale, duke përfshirë dhe ato të paketuara si ëmbëlsira me kanabis.

“Mos i bleni këto produkte sepse janë ilegale, dhe megjithë paketimin e tyre në dukje si për fëmijë, ato kanë rrezik konsumi aksidental, veçanërisht ëmbëlsirat e paketuara si ‘Trrlli Peachie O’s’”.

FOTO GALERI
3/3
Kanabinoidi, i njohur në Britani si drogë sintetike e kategorisë B, arrin receptorët e trupit dhe të trurit për të prodhuar efekte të njëjta me ato të bimës Cannabis Sativa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA