Aktivistet e ‘Black Lives Matter’ blejnë shtëpinë $6 milionë me donacionet në Kaliforni (fotot)

05/04/2022 18:52

Grupi aktivistëve për të drejtat e njerëzve me ngjyrë në SHBA, “Black Lives Matter” kanë blerë një shtëpi në jug të Kalifornisë për 6 milionë dollarë, sipas raportimeve të fundit nga SHBA.

Tre drejtueset e lëvizjes për drejtësi sociale — Patrisse Cullors, Alicia Garza e Melina Abdullah — regjistruan një video qershorin e vitit të shkuar jashtë shtëpisë që blenë “fshehtësisht” teksa shënonin përvjetorin e parë të vrasjes së George Floyd, raporton revista vendase New York magazine .

Cullors asokohe ishte në telashe pasi mediat kishin raportuar  në prill se kishte blerë katër shtëpi luksoze për shumën marramendëse prej $3.2 milionë.

“Sulmet ndaj nesh vijnë sepse jemi të fuqishme, dhe sepse po fitojmë,” thoshte asokohe Cullors në lidhje me ato që quante “sulme nga mediat konservatore”.

Por ajo dhe koleget nuk treguan shumë detaje për pronën e sapoblerë më shumë se 2000 metra katrorë sipërfaqe, me gjashtë dhoma gjumi, gjashtë banjo, pishinë dhe parking për më shumë se 20 makina, sipas të dhënave të cituara nga revista.

Raporti thoshte se prona ishte blerë në 2020 me fondet e donacioneve të grupit “Black Lives Matter Global Network Foundation”.

Cullors, bashkëthemeluese e grupit, dha dorëheqjen në maj nga drejtimi i grupit mes kritikave se kishte blerë tre shtëpi në zonën e Los Angeles dhe një në periferi të Atlanta.

Rezidenca e re ishte blerë me qëllimin e “strehimit dhe hapësirës për studio, por masa e saj gjigante e ka vënë lëvizjen më shumë nën dyshimet e korrupsionit  dhe mungesës së transparencës.

Të paktën një aktivist në Missouri tha se ishte i habitur të mësonte për kompleksin e ri në  Kaliforni.

“Është një shpërdorim burimesh,” tha aktivisti Tory Russell nga Ferguson, për New York Magazine.

FOTO GALERI
2/7
Patrisse Cullors dha doreheqjen pas akuzave te korrupsionit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA