Tirana, kryeqyteti i peshëngritjes/ Do organizojë kampionatin europian e me pas atë të të rinjëve

04/04/2022 20:15

Sekretari i përgjtihshëm i Federatës Botërore të Peshngritjes Mohammed Hasan Jalood ishte i pranishëm në Tiranë në kuadrin e aktiviteteve madhore që do të organizohen në vendin tonë nga federata shqitpare e këtij porti në bashkëpunim me Komitetitn Olimpik.

Mohammed Hasan Jalood: I gjithë bordi i federatrës botërore mbështet Shqipërinë në organizimin e aktiviteteve të mëdha që ka marrë përsipër. Nuk është e lehtë në këtë situatë me kufizimet e Covidit, të organizosh aktivitete të tilla. Shqipëria e pranoi këtë sfidë dhe ne do të jemi në mbështetje të saj. Do të më shihni më shpesh në Shqipëri tani dhe mund të them se Tirana për këtë periudhë dyvjecare do të jetë  kryeqyteti I peshngritjes botërore.

Cilat do të jenë disa nga aktivitete që federata shqiptare e peshëngritjes do të organizojë?

Elez Gjoza: Do të organizohet në fund të prillit deri në mes të muajit maj kampionati europian i të rriturve, gjithashtu kampionati europian i të rinjve por edhe kampionati botëror i të rinjve në vitin 2023. Ky është një vlerësim për Shqipërinë që na kanë besuar kaq shumë aktivitete.

Ndërkohë Mohamed Hasan Jalood do të jetë dhe kandidati i vetëm i zgjedhjeve të federatës botërore që do të zhvillohen po në Tiranë. Ai me sa duke i ka premtuar Shqipërisë edhe Botërorin e të rriturve.

Elez Gjoza:  Do flasim me kryeministrin për këtë gjë sepse është një akvitivetet shumë i madh, por që ne jemi gati ta bëjmë pas tërheqjes së Kinës.

Presidenti i Komitetit Olimpik Fidel Ylli sqaroi më tepër rëndësinë e këtyre aktiviteteve në vendin tonë.

Fidel Ylli:  Këto nuk janë vetëm aktivitetet sportive por janë një reklamë për vendin tonë dhe një reklamë pa para në prag të sezoneve turistike ku e gjithë bota do të jetë me sytë nga ne.

Top Channel